skip to Main Content
Kosova Ne FIFA

Kosova ne FIFA

Ndërkombëtarizimi i futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës pas izolimit 25-vjeçar u bë anëtarja e 54-të e UEFA-s. Vendimi për anëtarësimin e FFK-s u morë në Kongresin e 45-të të UEFA-s, të mbajtur më 3 maj 2016 në Budapest të Hungarisë. 28 anëtare të UEFA-s votuan pro, 24 kundër, ndërsa dy abstenuan.

Dhjetë ditë më vonë (13 maj 2016), Federata e Futbollit e Kosovës u pranua me të drejta të plota edhe në FIFA. Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. 141 anëtarë të FIFA-s votuan pro anëtarësimit të Kosovës në FIFA, nga 164 vota të vlefshme.  Vendimi u mr në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksiko City.

Disa muaj më vonë, në të njëjtin vit, Kombëtarja e Kosovës në futboll mori pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusi 2016. Kosova u vendos në grupin I me Kroacinë, Ukrainën, Turqinë, Islandën dhe Finlandën.

Kombëtarja jonë mblodhi një pikë nga 10 ndeshje. Ndeshjen e parë zyrtare e luajti ndaj Finlandës më 5 shtator 2016 në qytetin Turku, ku barazoi 1:1.

Suksesin më të madh deri më tani e ka shënuar në Ligën e Kombeve. Djelmoshat tanë zunë vendin e parë në grupin C të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Ata lanë pas shtetet si Azerbajxhani, Malta e Ishujt Faroe me të cilët ishin në grup. Tani Kosova ndodhet në gjysmëfinale të Ligës D, ku do të luajë një ndeshje me Maqedoninë në udhëtim, në mars të vitit 2020. Nëse fiton Ligën D, kualifikohet direct në Kampionatin Evropian 2020.

Back To Top