skip to Main Content
Kosova Në Olimpiade

Kosova në Olimpiade

Ndërkombëtarizimi i Komitetit Olimpik të Kosovës

Pas shumë lobimeve dhe kushtit primar të plotësuar për pesë federata Olimpike të ndërkombëtarizuara, Komiteti Olimpik i Kosovës u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Vendimi historik u morë në Kongresin e KON-ut të mbajtur në Monako më 9 dhjetor 2014.

Bordi Ekzekutiv i KON-it, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnë kriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e “vendit”, sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 – “një shtet i pavarur i njohur nga bashkëia ndërkombëtare”.

Pranimi i KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar i hapi rrugën shumë federatave sportive në Kosovë për ndërkombëtarizim. Ndërsa u hapi rrugën edhe sportistëve të Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Olimpike RIO 2016.

Pikërisht në RIO 2016 të Brazilit, Ekipi Olimpik i Kosovës mori pjesë për herë të parë.

Kosova u përfaqësua me tetë sportistë të pesë sporteve të ndryshme.

Medaljen e parë dhe atë të artë e fitoi me xhudisten Majlinda Kelmendi, e cila bëri që vendi ynë të hyjë në mesin e 100 shteteve të botës që kanë medalje të artë Olimpike.

Në RIO 2016, Kosovën e përfaqësuan këta sportistë: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudo), Lum Zhaveli e Rita Zeqiri (not), Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë), Qëndrim Guri (çiklizëm) dhe Urata Rama (shenjëtari).

Back To Top