skip to Main Content

Rruga drejt pavarësisë

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

Më 2 shkurt 2007 i derguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavaresinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.Shpallja e pavarësisë është bërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,  ku u miratua nga një kuorum unanim, me 109 anëtarë.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshillëdhënës se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

A E DINI SE !!!

Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

A E DINI SE !!!

Flamuri dhe stema e Kosovës u dizajnua nga Muhamer Ibrahimi – Trimi

A E DINI SE !!!

Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

A E DINI SE !!!

Pergamena në të cilën u shkrua Deklarata e pavarësisë se Kosovës, është 200 vjeçare, dhe bashkë me lapsin me të cilin vënë nënshkrimet si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë sot gjinden në zyrën e kryetarit të Kuvendit?

A E DINI SE !!!

Deklarata e pavarësisë së Kosovës u shkrua me 16. Shkurt 2008 nga Shyqyri Nimani në ndërtesën e qeverisë dhe zgjati plot 16 orë dhe e kishte përfunduar ne ora 15:00 të datës 17. Shkurt 2008

A E DINI SE !!!

Vendi i parë që ka njohur Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishte: Kosta Rika, pastaj SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

Të arriturat e Kosovës në fushën e kulturës dhe sportit ndër vite

Home

Back To Top