skip to Main Content

Rrugëtimi pas Pavarësisë

2008 – Miratohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

2009 – Që nga ditëlindja e parë, më 17 shkurt të vitit 2009, Kosova është përballur me një mori sfidash, në përpjekjet e saj shtetndërtuese. Vizita e nënpresidentit amerikan, Xho Bajden, ajo e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, anëtarësimi i vendit në FMN dhe në Bankën Botërore;

2010- Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, duke lexuar vendimin që ishte marrë, vulosi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”, tha Ovada më 22 korrik.

2011- Kosova dhe Serbia arritën disa marrëveshje ne kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por marrëdhëniet ndërmjet tyre mbeten të pandryshuara.

2912- Kosova me pavarësi të plotë
10.09.2012

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përbën tani bazën e vetme të kuadrit juridik të Republikës së Kosovës.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i përbërë nga 23 shtete evropiane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, SHBA-ja dhe Turqia, morën vendim të hënën (10.09.2012)në Prishtinë për heqjen e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Me këtë vendim, Kosova fiton pavarësinë e plotë. “Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpall sot përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012. Me efekt të menjëhershëm, plani gjithpërfshirës për statusin e Kosovës, i hartuar nga Marti Ahtisari, nuk ekziston më si instanca juridike e veçantë dhe më e lartë. Tani Kushtetuta e Republikës së Kosovës përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit”, thuhet në deklaratën për media të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.

2013 – Në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2012, marrëveshja e IBM-së nisi të zbatohet edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë, në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë. Çdo gjë filloi të funksionojë normalisht, thanë zyrtarë të policisë dhe të doganave të Kosovës. Në dy pikat tjera kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Merdare kjo marrëveshje nisi së zbatuari më 10 dhjetor 2012 dhe sipas policisë ajo po funksionon plotësisht pa ndonjë telashe.

2014 – Kosova në vitin 2014 kaloi nëpër zhvillime të rëndësishme. Që në fillimvit, në 11 janar, në qytetin e Prizrenit, ndodhi ngjarja historike, mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, pas së cilës, në një ceremoni të organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive.

2015- Komisioni Evropian ka nënshkruar Marrëveshjen e parë kontraktuale me Kosovēn -Marrëveshjes Stabilizim Asocim, si një hap tejet i rëndësishëm përpara.

2016 – Me 3 maj Kosova anëtarësohet në UEFA;

– 10 gusht. Kosova bën histori duke marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Rio de Janeiro. Flamurin kosovar e barti Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljën e parë olimpike të shtetit të ri.

2017 – Miratohet Ligji i Trepçës;

2018 – Komisioni Europian deklaron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE për liberalizimin e vizave;

– Më 14 dhjetor, miratohen me 105 vota në Kuvend tre ligjet që e mandatojnë FSK-në për detyra mbrojtëse: Krijohet ushtria e Kosovës!

2019 – Shkurt- Miratohet me 2/3 e votave në Kuvend Statuti i Trepçës…
– Shpallet nga Kryeministri Ramush Haradinaj “Vit i ekonomisë”.

Rrugetimi pas pavarësisë

Back To Top